image Hajnat depërtojnë në objektin e Viva Fresh në Prizren, dyshohet se vodhën 6 mijë euro

Siguri

Hajnat depërtojnë në objektin e Viva Fresh në Prizren, dyshohet se vodhën 6 mijë euro

news image

Disa të dyshuar më 22 tetor kishin depërtuar me forcë në marketin “Viva Fresh Store” në Prizren dhe dyshohet se kanë vjedhur 6000 euro, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Sinjalizuesit bëjnë me dije se rasti kishte ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:30, por që ende nuk dihet vlera e saktë e dëmit të shkaktuar.

Sipas sinjalizuesve, të dyshuarit janë larguar me automjet në drejtim të Suharekës.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/