Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Keçekollë në Prishtinë, ku dy persona kanë hyrë në një shtëpi.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat e dyshuar kanë vjedhur një TV Tochibo 65 inch në vlerë 800 euro, një shpues betoni ‘Bosch’ në vlerë 300 euro, një ‘Black Deker’ në vlerë 150 euro dhe i kanë shkaktuar dëme derës dhe dritares së shtëpisë në vlerë 300 euro.
Sipas burimeve, viktima ka deklaruar në Polici se personat e dyshuar mund të vëreheshin në kamera të sigurisë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti ‘Vjedhje e rëndë’.