image Hajnat bëjnë kërdi në Kçiq të Madh, vjedhin mijëra euro dhe 7 pasaporta

Siguri

Hajnat bëjnë kërdi në Kçiq të Madh, vjedhin mijëra euro dhe 7 pasaporta

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:10 në fshatin Kçiq i Madh në komunën e Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se hajnat kanë vjedhur një sef, para të gatshme, stoli ari, katër telefona, dokumente personale, dy orë dore dhe një leje të armës së gjuetisë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personat e dyshuar kishin depërtuar në shtëpi, pasi kishin hapur me forcë dritaren në katin përdhese.

Sipas burimeve, sefi i vjedhur është pronë e Policisë së Kosovës, ndërsa shuma e parave të gatshme është 2 mijë e 950 euro.

Po ashtu Sinjali mëson se vlera e stolive të arit që janë vjedhur është 3 mijë euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të hapet rasti ‘Vjedhje e rëndë’

/GazetaSinjali/