Modelja e njohur Hailey Baldwin dhe artistja Selena Gomez janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të këngëtarit Justin Bieber.
Të dyja në sy të publikut duken si armike të përbetuara, por sipas Haileyt kjo është e gjitha trillim nga rrjetet sociale.
Së fundmi në një intervistë të dhënë për “British Vogue”, modelja ka thënë se nuk ka asgjë mes saj dhe Selenas.
“Mendoj se mediat sociale janë një tokë perfekte për toksicitet dhe njerëz që krijojnë drama false mes vajzave dhe grave, për t’i vënë ato kundër njëra-tjetrës, e për të krijuar këto histori që janë thjesht… toksike”, citohet të ketë thënë Hailey.
Në muajin tetor kur Selena Gomez publikoi këngën “Lose you to love me”, të gjithë fansat dyshuan se ajo ja kishte dedikuar Hailey Baldwin. Vetë Selena i hodhi poshtë të gjitha thashethemet, duke thënë se nuk do bënte kurrë një këngë për të ulur poshtë një vajzë tjetër./Gazeta Sinjali/