image Haaland zbulon tre skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve - Sinjali

Haaland zbulon tre skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve

news image

Në një intervistë me “Sky Sports” ylli i Borussia Dortmundit Erling Haaland ka treguar skuadrat që ai mendon se do të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit.

Skuadra e Haaland, Borussia Dortmund këtë sezon nuk do të garojë në garën më prestigjioze evropiane, pasi që skuadra gjermane u eliminua qysh në fazën e grupeve.

Por, në intervistën e sotme, i pyetur se cila skuadër do të jetë triumfuese, Haaland renditi favoritet ku ndër to ishte edhe Real Madridi.

“Unë mendoj që njëra nga Manchester City, Paris Saint-Germain ose Real Madrid do të fitojë Ligën e Kampionëve”, tha Haaland.

Po ashtu, ylli norvegjez tregoi edhe skuadrën më të fortë ndaj të cilës ishte përballur, duke ia dhënë këtë epitet gjigandit bavarez Bayern Munich. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin