Erling Haaland ka zbuluar se përse refuzoi të kalonte në këtë afat te Manchester Unitedi dhe pse zgjodhi Borussia Dortmundit.
Talenti norvegjez u larguar nga Red Bull Salzburg për të kaluar te skuadra gjermane për një shumë rreth 25 milionë euro.
Ishte raportuar se Haaland po kalonte te Djajtë e Kuq dhe ajo punë kishte përfunduar, por që lojtari i befasoi të gjithë me kalimin në Bundesligë, duke dhënë dhe arsyet e tij tani.
“Ata (Dortmundi) erdhën dhe më thanë direkt: ‘Duam që ti të luash në sulmin tonë, e pëlqejmë stilin tënd dhe duam te kemi tek ne’”, ka zbuluar ai.
“Më pëlqeu mënyra se si biseduan me mua dhe vendosa të shkoja atje. Disi e ndjeja se me Dortmundin do të përshtatemi”, ka thënë më tej Haaland.