Super talenti i Dortmundit, Erling Haaland është njeriu i momentit. shkruan Sinjali Sportiv.
20-vjeçari ka statistika që dikur i kishin vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Që nga transferimi në Borussia Dortund, gati një vit më parë, Haaland ka shënuar më shumë gola sesa ka zhvilluar ndeshje.
Ai numëron 33 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat, diçka që dikur e bënin vetëm CR7 dhe Messi.
Kjo dëshmon se Haaland ka të ardhme të ndritur dhe jo kot për të janë duke u interesuar gjigantët e Evropë./Sinjali Sportiv/