image Haaland i lë "fjetë" Messin e Ronaldon me këtë statistikë

Futboll

Futboll/ Haaland i lë “fjetë” Messin e Ronaldon me këtë statistikë

news image

Askush nuk ka shënuar me shumë se Erling Haaland për këtë sezon, i cili ka shkuar në 40 gola.

As Robert Lewandowski (39), Kylian Mbappe (30), Ciro Immobile (30), Cristiano Ronaldo (29) apo Lionel Messi (24) nuk mund të thonë se e kanë tejkaluar këtë 19-vjeçar të talentuar.

Norvegjezi shënoi 28 për RB Salzburg – 16 në Bundesligën Austriake, tetë në Ligën e Kampionëve dhe katër në Kupën e Austrisë – para se të shtonte edhe 12 të tjerë në Borussia Dortmund – nëntë në Bundesligë, dy në Ligën e Kampionëve dhe një në DFB- Pokal.