image Këto janë klubet angleze që ia kanë 'vënë syrin' sulmuesit norvegjez

Futboll

Këto janë klubet angleze që ia kanë ‘vënë syrin’ sulmuesit norvegjez

news image

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, mund t’i bashkohet Man Unitedit ose Chelseat, raportojnë mediat e huaja.

“The Sun” raporton se Haaland është afër Premier Ligës, por që klubet më të interesuara janë Chelsea dhe Manchester United.

Mirëpo, ka pasur spekulime që edhe Real Madrid mund të jetë pjesë e klubeve të interesuara për sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Haaland e ka një klauzolë të shkëputjes së kontratës prej 75 milionë eurosh.

/Gazeta Sinjali Sporti/