Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një punëtor shëndetësor i Spitalit të Gjakovës, “Isa Grezda” është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar ushtruesin e detyrës së drejtorit në këtë spital, Ardian Jusufin. Sinjali mëson se punëtori që u arrestua është Driton Tafarshiku.
Tafarshiku dyshohet se e kishte kërcënuar Jusufin për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e Pulmologjisë.
Sipas ud. të drejtorit, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës e kishte telefonuar duke i thënë: “Pse ma ki ndrru vendin e punës. Ta shker***** nonen, guxo dil tash e mbas në rrugë”.
Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Sinjali ka kontaktuar edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit, Ardian Jusufin për të marrë një deklaratë lidhur me rastin.
Jusufi shkurt është përgjigjur se “ashtu si e keni raportuar rastin. Nuk kam çka të shtoj më shumë”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.