image Guardiola vazhdon kontratën me Cityn, por ky futbollist do të largohet nga “Etihad Stadium”

Futboll

Guardiola vazhdon kontratën me Cityn, por ky futbollist do të largohet nga “Etihad Stadium”

news image

Eric Garcia do të largohet nga Manchester City në verën e ardhshme përkundër faktit që Guardiola e ka vazhduar kontratën me “qytetarët” deri në vitin 2023.

Garcia e ka ndarë mendjen që të rikthehet tek Barcelona dhe katalansit janë shumë të interesuar për shërbimet e tij, shkruan Sinjali Sportiv.

Mbrojtësi spanjoll është vetëm 19-të vjeçar dhe në verën tjetër do të jetë transfer i lirë, pasi që atëherë i skadon kontrata me klubin anglez.

/Sinjali Sportiv/