Eric Garcia do të largohet nga Manchester City në verën e ardhshme përkundër faktit që Guardiola e ka vazhduar kontratën me “qytetarët” deri në vitin 2023.
Garcia e ka ndarë mendjen që të rikthehet tek Barcelona dhe katalansit janë shumë të interesuar për shërbimet e tij, shkruan Sinjali Sportiv.
Mbrojtësi spanjoll është vetëm 19-të vjeçar dhe në verën tjetër do të jetë transfer i lirë, pasi që atëherë i skadon kontrata me klubin anglez.