image Guardiola: Më mirë të pezullohen ndeshjet sesa të luhen pa tifozë

Futboll

Futboll/ Guardiola: Më mirë të pezullohen ndeshjet sesa të luhen pa tifozë

news image

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola deklaroi se nuk ka kuptim që ndeshjet të luhen pa praninë e tifozëve, dhe se më mirë të pezullohen.

Me të gjitha ngjarjet që po ndodhin në botë, trajneri spanjoll thotë se edhe Premierliga do të preket nga këto.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë sepse ajo ka ndodhur tashmë në Itali. Liga është pezulluar dhe në Spanjë dy javët e ardhshme janë pas dyerve të mbyllura. Do të ndodhë edhe këtu.

“Çështja tjetër që duhet të bëni është, a është më keq të luani futboll pa spektatorë? Ne e bëjmë punën tonë për njerëzit dhe nëse njerëzit nuk mund të vijnë të na shikojnë, nuk ka kuptim.

“Nuk do të më pëlqente të luaj ndeshje në Premier League ose Champions League pa njerëz.

/Gazeta Sinjali/