image Grushta e shkelma, mësuesja rrahë brutalisht nxënësen

Botë

Botë/ Grushta e shkelma, mësuesja rrahë brutalisht nxënësen

news image

Një mësuese është arrestuar nga policia amerikane pasi që e njejta dyshohet se ka goditur vazhdimisht me grushta në fytyrë një nxënëse, të cilin më pas e përplas me kokë për dysheme dhe e shkel.

Në një video të publikuar në internet shfaqet Tiffani Shadel Lankford, 32-vjeçe, duke sulmuar nxënësen 15-vjeçe të shkollës Lehman në Kyle të Teksasit.

Mësuesja e arrestuar po zëvendësonte një kolege të saj dhe shihet duke goditur vazhdimisht vajzën në fytyrë, e sikur kjo të mos i mjaftonte e tërheq zvarrë duke e rrëzuar në tokë dhe më pas e shkel.

Lankford akuzohet për sulm fizik ndaj nxënëses. Ajo gjithashtu është përjashtuar nga shkolla nga menaxhmenti që mori vendim në mënyrë unanime./Gazeta Sinjali/