image Gruaja shtatzënë që u vra në QKUK ishte rreth 35-vjeç, Policia e konfirmon rastin

Siguri

Gruaja shtatzënë që u vra në QKUK ishte rreth 35-vjeç, Policia e konfirmon rastin

news image

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një grua rreth 35-vjeç dyshohet se është vrarë në oborrin e QKUK-së, sonte rreth orës 18:00. Sinjali mëson se ajo dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ndodhet akoma në arrati.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.”

/GazetaSinjali/