Një grua e moshuar në Australinë e Jugut ka vdekur pasi është sulmuar nga gjeli. 76-vjeçarja ishte duke mbledhur vezë në pronën e saj kur ndodhi sulmi.
Sqepi i gjelit shpoi venat e së moshuarës, gjë që shkaktoi hemoragji të madhe.
Eksperti mjeko-ligjor i Universitetit Adelaide profesor, Roger Byard, ekzaminoi rastin dhe ka gjetur se kafshimi i gjelit e ka shpuar venin e gruas.
“Lëkura e njerëzve të moshuar është e hollë dhe venat janë afër sipërfaqes. Edhe një pickim i vogël në këtë moshë e kërcënon jetën”, ka thënë Byard.