Një grua është arrestuar të enjten rreth orës 19:20 në komunën e Shtimes, pasi që raportohet se ka sulmuar fizikisht një burrë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se janë intervistuar të dy palët, raporton Gazeta Sinjali.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër Shtetase e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.