Në shumicën e rasteve të dhunës në familjet kosovare, viktima janë kryesisht gratë. Një rast i tillë është denoncuar edhe mbrëmë në mesnatë, në stacionin policor në Mitrovicë.
Një grua u detyrua ta raportojë bashkëshortin e saj, pasi i njëjti dyshohet se ushtroi dhunë dhe e sulmoi.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Pas denoncimit të rastit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin.
I njëjti është dërguar në stacion për intervistim dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë, me urdhër të prokurorit.
Ndërsa gruaja e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore është transferuar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, për trajtim mjekësor.
Kujtojmë se jo në të gjitha rastet të dyshuarit ndalohen nga prokurori, duke rritur kështu pasigurinë për gratë qe përjetojnë dhunë nga burrat e tyre.