image Gruaja nga Lipjani për t'i shpëtuar dhunës në familje dërgohet në strehimore në Prishtinë

Kosovë

Gruaja nga Lipjani për t’i shpëtuar dhunës në familje dërgohet në strehimore në Prishtinë

news image

Një grua nga fshati “Hallaq i Vogël” në Lipjan, mbrëmjen e 23 nëntori është ankuar në polici se është viktimë e vazhdueshme e dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë me dije se viktimës i është ofruar edhe tretman mjekësor, mirëpo e njëjta është deklaruar se nuk ka nevojë për tretman mjekësor.

Ky burim gjithashtu ka thënë se viktima është vendosur në strehimore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/