Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe dy vëllezërit e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, kjo përleshje kishte filluar pas një mosmarrëveshje, me ç’rast nga sulmi ka pësuar edhe lëndime trupore, ku e njëjta më pas është dërguar edhe për tretman mjekësor.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit bashkëshorti i saj është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 14:00./GazetaSinjali/