image Gruaja në Pejë mbahet e mbyllur në një shtëpi bashkë me foshnjën e saj

Siguri

Gruaja në Pejë mbahet e mbyllur në një shtëpi bashkë me foshnjën e saj

news image

Një grua është mbajtur e mbyllur në një dhomë të një shtëpie në Pejë, dje në orët e pasdites.

Policia ka njoftuar se kur kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur gruan bashkë me foshnjën e saj 8-muajshe.

E njëjta sipas Policisë është dërguar për tretman mjekësor, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur fishekë dhe një mjet për bluarjen e substancave narkotike.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor , dhe pas pranimit të tretmanit mjekësorë  është dërguar tek familja e saj. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia.

/GazetaSinjali/