Një grua është sulmuar fizikisht nga pronarët e lokalit ku kishte punuar, pasi që kishte shkuar për tu barazuar me pagën, shkruan Gazeta Sinjali.
Në shenjë revolte vëllai i viktimës ka kanosur të dyshuarit, ku më pas viktima ka pësuar lëndime të lehta si dhe i është dëmtuar telefoni.
Në lidhje me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti dyshohet se ka ndodhur dje në mesditë në Gjakovë.