image Gruaja në Gjakovë denoncon burrin në Polici, vet merr vajzën dhe shkon të jetojë te familja e saj

Siguri

Gruaja në Gjakovë denoncon burrin në Polici, vet merr vajzën dhe shkon të jetojë te familja e saj

news image

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në rrugën ‘Aleksandër Moisiu” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin në Polici e ka denoncuar viktima, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj po e keqtrajton psiqikisht dhe nuk dëshiron të jetojë më me të.

Sinjali mëson se i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Ndërsa gruaja bashkë me fëmijën e mitur ka shkuar të jetojë te familja e saj.

/GazetaSinjali/