image Një grua hidhet nga kati i tretë i ndërtesës në Tiranë - Sinjali

Një grua hidhet nga kati i tretë i ndërtesës në Tiranë

news image

Një grua 42-vjeçe mëngjesin e sotëm ka tentuar të bëj vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë i ndërtesës ku banon në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 në një ndërtesë në autostradën Tiranë – Durrës.

Gruaja është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e quajtur “Ardeno”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja D.P., 42 vjeçe” njofton policia e Tiranës, raporton abcews.al.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Fillimisht janë familjarët që janë marrë në pyetje./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin