Kate Scotow, po akuzohet se ofendoi një grua transgjinore, duke i thënë ‘derr me paruke’, po ashtu duke shkruar një numër statusesh fyese në rrjetet sociale.
Scotow, nënë e dy fëmijëve është arrestuar nga tre policë në shtëpinë e saj në Hertfordshire të Anglisë, transmeton Gazeta Sinjali.
39-vjeçarja, po përballet me një gjyq dy-ditor me akuzën se ajo me anë të një rrjeti social ka bezdisur Stephanie Hayden për më shumë se një vit.
Megjithatë, është arritur një marrëveshje kompromisi në të cilën thuhet se Svottow nuk do të abuzojë më me zonjën Hayden dhe nuk do ta quaj më raciste./Gazeta Sinjali/