image Gruaja e Justin Bieber, Hailey shtrihet në spital

Bota e Yjeve

Gruaja e Justin Bieber, Hailey shtrihet në spital

news image

Modelja 25-vjeçare Hailey Bieber e cila është gruaja e këngëtarit kanadez 28-vjeçar Justin Bieber raportohet se është e shtruar në spital nga një problem në tru për të cilin doktorët nuk kanë dashur ta komentonin, duke thënë se mund të jetë e lidhur me COVID-19.

Rrjeti TMZ  raporton se Hailey u shtrua në spitalin e Palm Springs disa ditë më parë pasi që ajo pësoi një “emergjencë mjekësore”, ku sipas raportimeve kishte prekur aftësinë e saj për të lëvizur.

Tuje thuhet se simptomat e saj raportoheshin tipike të një personi të moshuar.

Lidhur me gjendjen e modeles doktorët thanë se i kanë bërë disa teste për COVID-19 pasi bashkëshorti i saj Justin Bieber ishte diagnostikuar me koronavirus dy javë më parë, ata gjithashtu thanë se janë ende duke hetuar për shkaqet kryesore të sëmundjes së saj.

/Gazeta Sinjali/