image Gruaja e dehur rrah burrin në Prishtinë

Siguri

Gruaja e dehur rrah burrin në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë, pas mesnate, një grua në Prishtinë, si e dyshuar për dhunë në familje.

E njëjta dyshohet, se nën ndikimin e alkoolit, kishte sulmuar fizikisht burrin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, e dyshuara është arrestuar rreth orës 00:58 dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse burri i saj ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve.

/GazetaSinjali/