image Griezmann tregon përse po luan kaq dobët tek Barcelona

Futboll

Sport/ Griezmann tregon përse po luan kaq dobët tek Barcelona

news image

Ishte goditja e madhe e verës, por deri tani Antoine Griezmann po provon ende të ambientohet, duke shënuar vetëm 4 gola dhe duke dhënë 3 asiste.

Vështirësia për të luajtur te Barcelona është shprehur disa herë nga francezi, që në intervistën për UEFA-n është kthyer të flasë për këtë argument.

“Po mësoj shumë! Nuk u largova nga Atletico Madrid për të fituar trofe të tjerë apo Champions, por për të mësuar një stil loje, për një lojë ndryshe që të më përmirësojë

“Raporti me Suarez dhe Messi? Përpiqem që të mësoj nga ato. Për mua është gjithçka e re. Por, ndodh që kur kam topin më mungon besimi për të goditur apo pasuar. Do të vijë me kohën. Messi është një lojtar që për 40 vitet e ardhshme nuk do të shohim më. Mund vetëm ta shijojmë”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/