image Greqi/ Nipi e mbante në banesë gjyshen e vdekur, për t’ia marrë pensionin

Rajon

Greqi/ Nipi e mbante në banesë gjyshen e vdekur, për t’ia marrë pensionin

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, pasi policia gjeti trupin e pajetë të një 69-vjeçarjeje duke u shpërbërë në bodrumin e banesës.

Mediat greke raportojnë se nipi i saj e kishte mbështjellë trupin e 69-vjeçares dhe e kishte futur në një valixhe, të cilën e kishte vulosur me ngjitës në mënyrë që të shmangte qarkullimin e aromës së rëndë.

Sipas policisë, viktima ka vdekur për shkaqe patologjike 2-3 muaj më parë, ndërsa nipi 55 vjeçar u arrestua, pasi që akuzohet se nuk e ka raportuar vdekjen e saj, në mënyrë që t’ia merrte pensionin.

Nipi i të moshuarës njihet për një grabitje dhe tentativë vrasjeje të kryer në mesin e viteve 1980.

Ai kishte vuajtur tre vite burgim dhe ishte arratisur në vitin 1992. Në vitin 2006 ai u arrestua dhe u dërgua në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Ndaj tij ka pasur edhe akuza për përdhunim./Gazeta Sinjali/