Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ditën e sotme e ka nisur me një vrapim nëpër Tiranë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku e ka publikuar edhe një fotografi.
Grenell së fundmi ka dhënë një intervistë për “Politika”, ku tha se mendon që Albin Kurti nuk është një lider i mirë për Kosovën.
Poashtu, Grenell tha se Kurti e ka refuzuar projektin për gazsjellësin.