image Grealish kthehet nga pushimet, afër finalizimit të marrëveshjes me Manchester Cityn

Futboll

Grealish kthehet nga pushimet, afër finalizimit të marrëveshjes me Manchester Cityn

news image

Jack Grealish është kthyer në Angli derisa po përgatitet që të finalizojë një transferim rekord në Premierligë prej 117 milionë euro (100 milionë funte) në Manchester City.

25-vjeçari shijoi pushimet në Dubrovnik të Kroacisë pas një sezoni brilant me klubin dhe me kombëtaren.

Kapiteni i Aston Villës ndihmoi skuadrën e tij të ngjitej në vendin e 11-të në Premierligë me 6 gola dhe 12 asistime para se të ndihmonte Anglinë të arrinte në finalen e Euro 2020.

Oferta nëntë shifrore duket se është pranuar nga Aston Villa dhe Grealish do të vishet me fanellën e Cityt në sezonin e ardhshëm. /GazetaSinjaliSporti/