Jack Grealish është kthyer në Angli derisa po përgatitet që të finalizojë një transferim rekord në Premierligë prej 117 milionë euro (100 milionë funte) në Manchester City.
25-vjeçari shijoi pushimet në Dubrovnik të Kroacisë pas një sezoni brilant me klubin dhe me kombëtaren.
Kapiteni i Aston Villës ndihmoi skuadrën e tij të ngjitej në vendin e 11-të në Premierligë me 6 gola dhe 12 asistime para se të ndihmonte Anglinë të arrinte në finalen e Euro 2020.
Oferta nëntë shifrore duket se është pranuar nga Aston Villa dhe Grealish do të vishet me fanellën e Cityt në sezonin e ardhshëm. /GazetaSinjaliSporti/