Në muret e objekteve të disa institucioneve të Kosovës sonte janë shkruar grafite të ndryshme.
Për këto grafite përgjegjësinë e ka marrë Kolektivi për Medim dhe Veprim Feminist, si lloj proteste ndaj institucioneve për mos mbrojtje të grave, që janë të punësuara në sektorin privat.
Po ashtu, kjo organizatë ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2021, rreth 1 mijë e 500 gra shtatzëna janë larguar nga puna.