Mediat angleze raportojnë se futbollisti kosovar Granit Xhaka, i ka hedhur benzinë zjarrit pasi ka ndërruar fotografinë e profilit në Instagram, atë me fanellë të Arsenalit.
Kapiteni ka refuzuar deri më tani të kërkojë falje, pas sulmit që kishte nga tifozët ku e vërshëllyen gjatë zëvendësimit.
Ndjekësit e Xhakës në rrjetet sociale e kanë vërejtur se 27 vjeçari ka ndërruar foton e profilit.
Ai e ka pasur një imazh me fanellë të Gunners, pastaj e ka ndërruar me një të Zvicrës.
Ndërsa, trajneri Unai Emery e ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të luajë ndaj Liverpoolit.