image Granada shpreh interesim për 'të harruarin' e Barcelonës

Futboll

Granada shpreh interesim për ‘të harruarin’ e Barcelonës

news image

Granada raportohet se është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Junior Firpos, transmeton Sporti në Sinjali.

Mbrojtësi nga Republika Domenikane nuk po arrin të këtë minutat e nevojshëm në fushë, me Jordi Alban që është i pazëvendësueshëm.

‘Diario AS’ shkruan se trajneri spanjoll, Diego Martinez, është duke monitoruar situatën e tij dhe janë të gatshëm për lëvizje, nëse Barcelona pranon të fillojë negociatat.

Inter Interested In Signing Barcelona's Junior Firpo Spanish Media Claim
Junior Firpo / FC Barcelona.

Granada besohet se do pajtohet edhe me huazimin e 24 vjeçarit deri në fund të sezonit, por me opsion të blerjes.

Ndryshe, Junior Firpo ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në vitin 2024. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 10 milionë euro. /Sporti në Sinjali/.