Granada raportohet se është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Junior Firpos, transmeton Sporti në Sinjali.
Mbrojtësi nga Republika Domenikane nuk po arrin të këtë minutat e nevojshëm në fushë, me Jordi Alban që është i pazëvendësueshëm.
‘Diario AS’ shkruan se trajneri spanjoll, Diego Martinez, është duke monitoruar situatën e tij dhe janë të gatshëm për lëvizje, nëse Barcelona pranon të fillojë negociatat.
Granada besohet se do pajtohet edhe me huazimin e 24 vjeçarit deri në fund të sezonit, por me opsion të blerjes.
Ndryshe, Junior Firpo ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në vitin 2024. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 10 milionë euro. /Sporti në Sinjali/.