Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një grabitje e cila ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë rast një grua ka raportuar se derisa ishte në vendin e saj të punës, një person i dyshuar ishte i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur 600 euro para të gatshme.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe i njëjti është ende në hetime./GazetaSinjali/