image Grabitje në Prishtinë: Personi ia merr një gruaje dy unazat nga gishti dhe parat

Kosovë

Raport/ Grabitje në Prishtinë: Personi ia merr një gruaje dy unazat nga gishti dhe parat

news image

Një grabitje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë. Një person ia ka marr me dhunë nga gishti dy unazat një gruaje.

Përveç unazave të argjendta, grabitësi ia ka marr edhe para të gatshme që kishte me vete.

“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 24.12.2019-11:30.Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrugën e lartcekur, një person i panjohur mashkull ia kishte grabitur nga gishti dy unaza të argjendta, para  dhe kartelën e identifikimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjal/.