Një person me inicialet B.K., 17-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitje”, në Istog, shkruan Gazeta Sinjali.
Me datë 13 shtator, viktima e ka raportuar rastin në polici se dy persona të panjohur e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë dhe duke e kërcënuar me armë zjarri, me ç’rast viktima kishte pësuar edhe lëndime.
Përveç kërcënimeve, të dyshuarit viktimës i kishin grabitur edhe një sasi të arit.
Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë nga ana e hetuesve kanë arrit të identifikojnë dhe ta arrestojnë vetëm njërin nga të dyshuarit, pas 10 ditësh.
Pas konsultimit me prokurorin, ndaj të miturit është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh. /GazetaSinjali/