Një grabitje si në filma ka ndodhur në fshatin Shkabaj të Prishtinës, tre persona ia kanë bllokuar rrugën me veturë një personi tjetër, duke e kërcënuar me armë ia kanë dëmtuar veturën dhe ia kanë vjedhur portofolin me dokumente personale.
Sipas policisë të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa, e cila është gjetur e djegur në hyrje të autostradës.
“Fsh. Shkabaj, Prishtinë, 16.01.2020-23:20. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij në lëvizje nën urë, tre persona të panjohur me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën dhe nën kërcënim të armës duke i dëmtuar veturën i kanë grabitur portofolin me dokumente personale. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila veturë është gjetur e djegur në hyrje të autostradës. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vetura e djegur dhe vetura e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike. /Gazeta Sinjali/