image Grabitja e armatosur në ‘Slovenia Petrol’, kaq para morën hajnat në arkë

Siguri

Grabitja e armatosur në ‘Slovenia Petrol’, kaq para morën hajnat në arkë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në pompën e derivateve ‘Slovenia Petrol’ në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, personat e dyshuar kanë arritur që nën kërcënimin e armës të grabisin 2 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyr brenda në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur dy mijë (2000) €. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se mbrëmë rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nga dy persona të dyshuar.

Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën “Fahri Fazliu”  në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy persona të dyshuar”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Ajo njoftoi se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndryshe Gazeta Sinjali mëson se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë të hollat në arkën e pompës.

Personat e dyshuar pasi kanë marrë paratë kanë ikur në këmbë në drejtim të shkollës ‘Hilmi Rakovica’.

/GazetaSinjali/