Policia e Kosovës ka arrestuar sot 18-veçarin me inicialet M.A. në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitje”, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si dhe për çka është arrestuar i dyshuari?
18-vjeçari dyshohet se me datën 15 gusht të këtij viti me forcë ia kishte marrë një personi tjetër një pallto nga dora në xhepin e të cilës kishte para të gatshme.
Sipas policisë ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Hekurudha” në Fushë Kosovë dhe i dyshuari në atë kohë ishte i njohur për policinë.
Mirëpo, policia ka arritur që ta arrestoj atë pas pothuajse një muaji.
I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/