image Grabitësit në Shtime gjuajtën me armë zjarri në drejtim të Policisë

Kosovë

Detaje/ Grabitësit në Shtime gjuajtën me armë zjarri në drejtim të Policisë

news image

Mëngjesin e sotëm, katër veta ia kanë mësyer ta grabisin një pikë të bankës “Raiffeisen” në Shtime.

Informacionin e parë për këtë grabitje e ka dhënë një sinjalizues, ndërkaq tani për rastin është deklaruar edhe Policia.

Një punëtore e bankës është detyruar nga personat e armatosur që t’i dorëzojë paratë nga arka. Ndërsa shuma e parave të grabitura nuk dihet për momentin, njofton Policia.

Pasi janë larguar me një kombi nga lokali ku kryen grabitjen, ata kanë shtënë me armë në drejtim të automjetit të Policisë që u vu në ndjekje të tyre, shkruan Sinjali.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë, por nuk ka pasur të lënduar.  Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshur dhe arrestimin e tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë.

pamjet e siguruara nga Sinjali, të frikësuar e duke ikur u panë disa nxënës në momentin kur u dëgjuan krismat e armëve. /Sinjali