image Dalin pamjet e grabitjes së armatosur në Shtime

Kosovë

Video/ Dalin pamjet e grabitjes së armatosur në Shtime

news image

Banorët e Shtimes mëngjesin e sotëm janë zgjuar prej krismave nga të shtënat me armë zjarri. Dyshohet se katër persona të armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në “Raiffeisen Bank”, policia e ka konfirmuar këtë informacion por nuk ka dhënë detaje të tjera, raporton Sinjali.

Sot kur ka nisur viti i ri shkollor, disa fëmijë të Shtimes kanë shkuar në shkollë me ndjenjën e frikës. Në videon që posedon Sinjali, vërehet se si fëmijët kur dëgjojnë krismat me armë zjarri, përshpejtojnë hapat dhe vrapojnë për të arritur me shpejt në shkollë.

Ndryshe, nuk dihet nëse të dyshuarit kanë arritur të vjedhin para si dhe nëse policia i ka arrestuar.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Më shumë detaje rreth rastit LEXONI KËTU: /Sinjali/