image Golat dhe rastet nga ndeshja Barcelona - Prishtina

Futboll

Golat dhe rastet nga ndeshja Barcelona – Prishtina

news image

Pas fitores ndaj Tiranës, Mabetex Prishtina u mposht nga Barcelona në Ligën e Kampionëve në futsall, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra kampione e Kosovës është eliminuar nga kjo garë në raundin e 32-të, teksa vlen të theksohet se kjo ishte hera e parë që skuadra kryeqyetetase merr pjesë në këtë garë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Palau Blaugrana’ ka përfunduar me rezultatin 9-2.

Golat për kampionen në fuqi u shënuan nga Dyego, Esquerdinha (tre gola), Shiraishi, Joselito, Rodrigues dhe Povill (dy gola).

Ndërkaq, golat për Prishtinën u shënuan nga Mërgim Dervishaj dhe Orhan Ibishi.

Faqja zyrtare e klubit të Barcelonës ka publikuar rastet dhe golat nga kjo ndeshje.

/Sporti në Sinjali/.