image Golashënuesit dhe asistuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve, befasojnë Messi dhe Ronaldo

Futboll

Golashënuesit dhe asistuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve, befasojnë Messi dhe Ronaldo

news image

Me ndeshjen e djeshme mes Manchester Cityt dhe Chelseat ka përfunduar edhe ky edicion interesant në Ligën e Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Chelsea u kurorëzua me titull të kampionit për këtë sezon, pasi fitoi finalen me rezultat minimal 1-0.

Pas përmbylljes të këtij stinori u konfirmuan edhe golashënuesit dhe asistuesit më të mirë për këtë sezon.

E çuditshme është mos pjesëmarrja në top 10-she e dy nga lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilët u eliminuan në fazën e parë të eliminimeve.

Golashënuesi më i mirë në këtë sezon ishte Erling Haaland me dhjetë gola, pas tij vijnë dyshja e PSG-s, Kylian Mbappe me 8 gola dhe Neymar me 6 sosh.

Në renditjen e asistimeve, më të mirët janë Juan Cuadrado me 6, Joshua Kimmich, Kevin De Bruyne dhe Angel Di Maria me nga 4 asistime.

/Gazeta Sinjali Sporti/