Manchester United ka konfirmuar se Marcus Rashford “do të jetë i padisponueshëm për disa ndeshje” në prag të ndeshjes së tyre në Europa League me Sevillan.
Reprezentuesi anglez çaloi gjatë fitores 2-0 të United në Premier League ndaj Evertonit të shtunën dhe zbriti direkt në tunel për të marrë trajtim. Pas ekzaminimeve të mëtejshme nga stafi mjekësor i klubit, ‘Djajtë e Kuq’ kanë lëshuar një deklaratë zyrtare ku konfirmojnë se Rashford do të mungojë në ndeshjen e parë të ndeshjes së tyre çerekfinale me Sevillan për shkak të një dëmtimi muskulor.
United nuk ka dhënë një afat kohor për rikuperimin e Rashford, por ai tani do të mungojë për të paktën “disa ndeshje”, gjë që vjen si një goditje e madhe për skuadrën e Erik ten Hag.
Rashford është golashënuesi më i mirë i United këtë sezon me 28 gola nga 47 paraqitje në të gjitha garat.
Bruno Fernandes është i radhës në listë me 10, ndërsa i huazuari i Burnley-t, Wout Weghorst, ka arritur të shënojë vetëm dy herë që nga ardhja e tij në afatin kalimtar të janarit.
Mungesa e Rashford mund të jetë e kushtueshme pasi United vazhdon luftën e tyre në kompeticionet e Europa League dhe FA Cup.