Dje në fshatin Lebushë të Deçanit, një person gjatë drejtimit të automjetit, nga pakujdesia ka goditur një zyrtar policor, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës për Gazetën Sinjali ka njoftuar se pas goditjes nga vetura, zyrtari policor ka marrë lëndime të lehta trupore.
Ata thonë se zyrtari policor u godit me pasqyrën e djathtë të veturës.
“Dje rreth orës 16:40, derisa zyrtarët policorë ishin në pikë kontrolli një automjet nga pakujdesia me anë të djathtë të pasqyrës e ka goditur zyrtarin policor në duar. Lëndimet janë të lehta mirëpo hetimet vazhdojnë duke u marrë me të dyshuarin”, thuhet në përgjigjen e Policisë. /Gazeta Sinjali/