Gjersa ishte duke vozitur veturën e tij,nga pakujdesia një person ka goditur një këmbësor dje rreth orës 17:00 në rrugën “Azem Bejta”, në Skënderaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve në Policinë e Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe si pasojë e kësaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Ndryshe, raste të tilla ka pothuajse çdo ditë. Shoferët për shkak të pakujdesisë po rrezikojnë jetën e qytetarëve, e që shumëherë për shkak të plagëve të marra, të njëjtit edhe po vdesin.