Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësor sot në rrugën Prizren-Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari, me inicialet Sh.H., sipas Policisë, në momentin e ndodhjes së rastit kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke u larguar drejt fshatit Korishë për t’u gjetur më vonë prapë nga ana e hetuesve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari i ka shkaktuar viktimës lëndime trupore.
Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Prizren për shkak të lëndimeve të rënda transferohet në QKUK në Prishtinë.